VIDEO/ Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset punëtori i firmës Salillari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.

Nga informacionet e para mësohet se një makinë është përplasur me një kamionçinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fanit, ku mbeti i dëmtuar një punëtor 45-vjeçar i firmës Salillari, kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës. 

Në vendngjarje u gjet rastësisht profesori i Mjekësisë - Dr. Admir Sinamati  i cili asistoi të dëmtuarin dhe bashkëpunoi me ekipin e urgjencës në vlerësimin dhe stabilizimin e gjendjes së tij, duke qëndruar pranë pacientit deri në sigurimin e parametrave jetësorë dhe transportimin për trajtim të specializuar spitalor.