Trump: Irani po negocion pa shumë mundësi, po përpiqet të më lodhë! Ose arrijmë atë që kërkojmë, ose...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Irani po “negocion pa shumë mundësi”, duke akuzuar Teheranin se po përdor strategjinë e vjetër të zvarritjes për ta “lodhur” dhe për të fituar kohë në negociatat për çarmatimin bërthamor.
“Irani dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje, por deri tani nuk ia ka dalë,” tha Trump në nisje të mbledhjes mujore të kabinetit qeveritar.
“Ne nuk jemi të kënaqur me këtë. Ose do të arrijmë atë që kërkojmë, ose do të na duhet ta përfundojmë punën,” shtoi ai.
Trump tha se negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner “po bëjnë një punë të mirë”, por argumentoi se Irani ka pak hapësirë manovrimi pas humbjeve të fundit ushtarake.
“Flota e tyre detare ka marrë fund, siç e kam thënë mijëra herë. Marina ka marrë fund, forcat ajrore kanë marrë fund, gjithçka ka marrë fund dhe ata po negociojnë pa shumë mundësi,” deklaroi Trump. “Ndoshta do të duhet të kthehemi dhe ta përfundojmë punën. Ndoshta jo.”
Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se ekonomia iraniane ndodhet në “rënie të lirë” dhe pretendoi se regjimi në Teheran besonte se mund ta priste deri pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA.
“Ata menduan se do të më lodhnin duke pritur,” tha Trump. “Nuk më interesojnë zgjedhjet e ndërmjetme.”
“Është shumë e thjeshtë. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Po e bëj këtë për botën, jo vetëm për ne,” përfundoi ai, shkruan Fox News.