Lazio mbyll bashkëpunimin me Sarrin, gati firma me Gattuso-n
Lazio ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Maurizio Sarri, përmes një zgjidhjeje me marrëveshje të përbashkët të kontratës. Lajmi i konfirmuar nga klubi bardhekaltër i jep fund një aventure të rëndësishme të teknikut italian në krye të skuadrës romane.
Sarri largohet nga Lazio pas dy periudhave të ndryshme në katër vitet e fundit. Fillimisht ai drejtoi ekipin nga viti 2021 deri në mars 2024, ndërsa më pas riktheu një tjetër kapitull të vështirë në sezonin e sapopërfunduar.
Sipas raportimeve nga Italia, për trajnerin tashmë është gati një aventurë e re te Atalanta, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës në ditët e ardhshme.
Grazie di tutto, Comandante 🩵#AvantiLazio pic.twitter.com/7Tc2jHQvFR
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 27, 2026
Nga ana tjetër, Lazio po përgatitet për një ndryshim të madh në pankinë. Klubi kryeqytetas ka arritur një marrëveshje paraprake me ish-trajnerin e kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, i cili pritet të firmosë një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2028.
Në njoftimin zyrtar, Lazio theksoi se ka depozituar dokumentet për zgjidhjen e kontratës në Ligën e Serisë A dhe i ka uruar Sarrit suksese në vazhdim të karrierës së tij. Klubi gjithashtu publikoi një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke e quajtur trajnerin “komandant” dhe duke kujtuar momentet më të mira të tij në krye të ekipit.