Në momentin e mbërritjes në grumbullim, ‘ylli’ brazilian u shfaq me helikopter, duke i dhënë një hyrje spektakolare ditës së parë të përgatitjeve për Botëror. Mjekët e federatës braziliane pritet të përcaktojnë nëse ai do të jetë gati për turneun.

Sipas burimeve nga Federata Braziliane e Futbollit, Neymar me shumë gjasa do të humbasë ndeshjet miqësore ndaj Panamasë dhe Egjiptit, ndërsa pjesëmarrja e tij në debutimin e Botërorit ndaj Marokut mbetet në dyshim.

Para nisjes për në grumbullim, Neymar u shpreh i sigurt për gjendjen e tij fizike, duke deklaruar: “Është gjithçka në rregull, nuk kam asnjë problem”. Megjithatë, situata e tij do të varet nga rezultatet e testeve mjekësore.

Ndërkohë, në kampin brazilian ka pasur edhe një vizitë të veçantë nga Rodrygo, i cili u shfaq për të mbështetur idhullin e tij në stadiumin Vila Belmiro përpara se t’i bashkohej kombëtares.

Neymar, i cili ende po rikuperohet nga një dëmtim serioz në ligamentin e kryqëzuar, pritet të mos marrë pjesë në këtë Botëror, por mund të jetë i pranishëm pranë skuadrës për të dhënë mbështetje morale. Trajneri Ancelotti ka deklaruar më herët se ‘ylli’ brazilian mbetet një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së kombëtares.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/27/auto_000_1h65md1779897018.avif", "width": , "height": } }

VIDEO/ Brazili në ankth për Neymar-in, mbërrin me helikopter në grumbullim, por i dëmtuar

Neymar ka tërhequr gjithë vëmendjen në nisjen e grumbullimit të Brazilit për Botërorin e ardhshëm, pasi është paraqitur në qendrën stërvitore në ‘Granja Comary’ me helikopter personal.

Sulmuesi brazilian, i njohur si “numri 10”, është një nga emrat më të kërkuar të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti. Ai pritet t’u nënshtrohet menjëherë analizave mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij fizike, pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave për javë të tëra.

Sipas raportimeve, Neymar-i ka pësuar një problem në pulpë, një edemë e vogël muskulore, pas ndeshjes së humbur të skuadrës së tij me rezultatin 0-3 ndaj Coritiba-s. Që prej asaj kohe, ai nuk ka luajtur më dhe është stërvitur vetëm në mënyrë të kufizuar për të mos e rënduar dëmtimin.