Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive dhe shesheve kryesore për faljen e namazit dhe lutjet për paqe, begati dhe harmoni familjare.

Një mesazh urimi përcolli nga KMSH-ja edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.