Duka jep lajmin e madh: Po lobojmë të organizojmë në Shqipëri finalen e Superkupës së Europës
Federata Shqiptare e Futbollit synon organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2028.
Vetë presidenti Armand Duka konfirmoi interesin e FSHF-së.
“Aktiviteti më i rëndësishëm që ne do kemi është Europiani për 21-vjeçarët në vitin 2027 që do bëhet në Shqipëri. Do vijnë 8 ekipe këtu dhe 8 në Serbi. Kampionati Europian i 21-vjeçarëve është kampionati i dytë më i rëndësishëm pas kampionatit Europian të të rriturve. Ajo që nuk e dimë dhe që ne lobojmë për ta pasur në Shqipëri është finalja e Superkupës së Europës në vitin 2028 në Shqipëri”.
Presidenti i FSHF-së te “Ndryshe” në “TAR” konfirmon kështu se Shqipëria është një nga vendet që hedh kandidatuturën.
Hera e parë dhe e vetme që Shqipëria ka pritur një finale për klube në Europë ishte pikërisht në vitin 2022.
Roma fitonte finalen e Ligës së Konferencës përballë Fejnord në stadiumin “Air Albania”.
Kujtojmë se kandidatura për organizimin e Superkupës së Europës vlen për pas dy viteve, pikërisht në 2028 siç vetë Duka konfirmoi.