Berisha nga Komuniteti Mysliman: Ditë që frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë

Në një ditë të shënuar feste si Kurban Bajrami, një mesazh i veçantë urimi i është drejtuar jo vetëm besimtarëve myslimanë, por mbarë qytetarëve shqiptarë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në urimin e tij pas vizitës në Komunitetin Mysliman, Berisha theksoi rëndësinë e sakrificës dhe besimit si vlera thelbësore të shoqërisë sonë.

‘Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë. Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit’, u shpreh Berisha.

Berisha: Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë. Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit. Uroj që Bajramin tjetër ta bëjmë, të na gjejë dhe ta bëjmë më mirë. Faleminderit.