Berisha viziton komunitetin mysliman me rastin e festës Kurban Bajramit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në komunitetin mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Berisha përcolli urime për paqe, begati dhe harmoni në familjet shqiptare, ndërsa theksoi rëndësinë e sakrificës dhe solidaritetit që përcjell kjo festë, nëpermjet rrjeteve të tij sociale.

Ndërkohë, përmes një postimi, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë, duke shkruar:

“Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë.”

Berisha vlerësoi Kurban Bajramin si një moment reflektimi dhe bashkimi për shqiptarët, duke theksuar nevojën për më shumë mirësi dhe unitet në shoqëri.