Irani liron 10 marinarë indianë pas bisedimeve diplomatike
Autoritetet e transportit detar të Indisë kanë njoftuar se 10 marinarë indianë, të cilët ndodheshin në bordin e një anijeje cisternë nafte të ndaluar në Iran që nga korriku i vitit 2025, janë liruar. Ky vendim u mor pas angazhimit të vazhdueshëm diplomatic.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Detar të Indisë deklaroi se anëtarët e ekuipazhit të anijes MV Harbour Phoenix ishin mbajtur, arrestuar dhe burgosur nga autoritetet iraniane pasi anija e tyre u ndalua pranë Portit Jask vitin e kaluar.
“Detarët tani janë liruar dhe janë ribashkuar shëndoshë e mirë”, tha autoriteti i transportit detar.
“Po koordinohen masat e nevojshme për kthimin sa më të shpejtë të anëtarëve të ekuipazhit në Indi”, shtoi ai.
Drejtoria nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyen e arrestimeve ose ndalimit të anijes, të cilën faqet e gjurmimit të anijeve e rendisin si një cisternë të produkteve të naftës me flamur të Palaut.