Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet...
Gjendet i pajetë një person pranë rrugës Radostinë–Vadhiz.
Ai është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz në Fier, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake që i ka mësuar gazetari i Syri tv, dyshohet se viktima është gjetur i mbytur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet e para për zbardhjen e rastit. Pas këqyrjes paraprake, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se hetuesit po punojnë për identifikimin e viktimës, si edhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, pritet që policia të japë një informacion zyrtar në vijim.
Familjarët kanë pohuar për policinë se Pëllumb Ali, kish dalë për të punuar tek toka që dje pasdite dhe nuk ishte kthyer.
Vuante nga tensioni dhe zemra.
Policia thotë se vdekje ishte natyrale dhe nuk ka patur shenja dhune.