Ndërkohë, edhe Cristiano Junior vazhdon të shkëlqejë me ekipet e moshave të Al-Nassr-it, ku ka fituar trofe me skuadrën U-13. Kjo ka shtuar edhe më shumë diskutimet për mundësinë që një ditë babë e bir të luajnë së bashku në të njëjtin ekip.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit saudit po mendojnë gradualisht për afrimin e Cristiano Junior pranë ekipit të parë, me synimin që ai të ndajë fushën me të atin para fundit të karrierës së CR7.

Një histori që deri pak vite më parë dukej si fantazi, tani po nis të marrë formë reale në futbollin modern.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/27/auto_mateo-1-925x6001779863866.jpg", "width": 900, "height": 584 } }

Djali i Cristiano Ronaldos shënon nga goditja e lirë, videoja po bën xhiron e rrjetit

Talentit në familjen e Cristiano Ronaldos duket se nuk i ka ardhur fundi.

Djali i tij, Mateo, është bërë viral në rrjetet sociale pas një goli spektakolar të realizuar nga goditja e lirë në akademinë e Al-Nassr-it.

Pamjet u publikuan nga Georgina Rodríguez, e cila tregoi krenarinë për vogëlushin, ndërsa theksoi ngjashmërinë e madhe me legjendën portugeze.

Në video, Mateo shihet duke marrë vrull dhe duke goditur topin me stilin karakteristik të Ronaldos, për ta dërguar më pas në rrjetë me një goditje të fuqishme dhe tepër precize.

“Si babai yt, Cristiano”, shkroi Georgina në Instagram, duke ndezur menjëherë reagimet e tifozëve.

View this post on Instagram

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)