FFK uron Kurban Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin
Federata e Futbollit e Kosovës u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, FFK u uroi të gjithë besimtarëve paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familje.
“Kjo festë e sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke përcjellë vlera të respektit, mirëkuptimit dhe dashurisë. Me fat!”, shkruhet në postimin e FFK-së.