Besimtarët në Gjirokastër falin Namazin e Kurban Bajramit në atmosferë festive
Në Gjirokastër, në mjediset e Pallatit të Sportit, besimtarët myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm Namazin e Kurban Bajramit.
Falja e namazit është drejtuar nga myftiu i Gjirokastrës, Ermin Gjana, i cili udhëhoqi ceremoninë fetare me pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve.
Gjirokastër u përfshi në atmosferën festive të Kurban Bajramit, një prej festave më të rëndësishme të besimit islam, e cila simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe afrimin mes njerëzve.