Qytetarët e Durrësit kremtojnë Kurban Bajramin, mesazhe paqeje dhe solidariteti
Besimtarët myslimanë dhe qytetarët e Durrësit kanë kremtuar mëngjesin e sotëm festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Qindra qytetarë morën pjesë në faljen e Namazit të Bajramit, ndërsa atmosfera festive u shoqërua me urime, lutje dhe mesazhe paqeje.
Pas ceremonisë fetare, u përcollën urime për më shumë harmoni, mirësi dhe solidaritet mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e sakrificës dhe ndihmës ndaj atyre në nevojë.
“Në këtë ditë të sakrificës, në këtë ditë të Bajram Kurbanit, u uroj të gjithë besimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë gëzuar dhe për shumë vjet festën e Kurban Bajramit. Zoti ia pranoftë sakrificën e tyre, Zoti ia pranoftë veprat e mira. Zoti dhuroftë vetëm mirësi në shoqërinë tonë dhe na shikoftë me syrin e mëshirës. Gëzuar dhe ju”, ishte mesazhi i përcjellë me rastin e kësaj feste.
Kurban Bajrami vijon të kremtohet në familjet durrsake me vizita, urime dhe akte bamirësie, duke përcjellë frymën e bashkimit dhe dashurisë mes njerëzve.