Besimtarët myslimanë në Shqipëri sot festojnë Kurban Bajramin
Manifestimi qendror i faljes së Kurban Bajramit është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë mijëra besimtarë.
Ligjërata kryesore për këtë festë është mbajtur nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
Festa e Kurban Bajramit vjen pas përfundimit të haxhit i cili është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.
Pjesë e kësaj feste është edhe rituali i therjes së kurbanit që është traditë nga i dërguari Ibrahim.
Therja e kurbanit është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit.
Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit është mbajtur gjithashtu në të gjitha sheshet qëndore të qyteteve kryesore të vendit.