SYRI TV/ Pallati i Nish-Cigarës me plasaritje të shumta, banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet
18 familje, që banojnë në pallatin e Nish-Cigarës, në lagjen nr. 7 të Durrësit, jetojnë me frikë pas shembjes së një pjese të parapetit të çatisë mesnatën e së dielës. Ata kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria, me frikën se situata mund të përsëritet dhe mund të ketë persona të lënduar.
SYRI TV
Një ndërtesë 3-katëshe, që gjatë viteve të regjimit komunist shërbente si magazinë e Nish-Cigarës dhe vetëm pas viteve ’90 u kthye në godinë banimi, ka plasaritje të shumta dhe është kthyer në një rrezik për banorët.
18 familje, që banojnë në pallatin e Nish-Cigarës, në lagjen nr. 7 të Durrësit, jetojnë me frikë pas shembjes së një pjese të parapetit të çatisë mesnatën e së dielës. Situata duket mjaft kritike në ambientet e jashtme të pallatit, ku një ditë më parë janë vendosur nga autoritetet shiritat për garantimin e perimetrit të sigurisë.
18 familjet që banojnë aty kanë vetëm një apel: ndërhyrje urgjente nga ana e autoriteteve.
Banorët ndihen të frikësuar se situata mund të përsëritet dhe mund të ketë persona të lënduar.