5 shenjat që tregojnë se mund të keni mungesë të vitaminës D

Mungesa e vitaminës D është një problem gjithnjë e më i përhapur në mbarë botën, duke prekur njerëz të të gjitha moshave. Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, funksionimin e sistemit imunitar dhe nivelin e energjisë gjatë ditës, por shpesh mungesa e saj kalon pa u vënë re.

Shumë simptoma të zakonshme si lodhja apo ndryshimet në humor shpesh i atribuohen stresit të përditshëm, ndërkohë që në disa raste ato mund të jenë sinjal i qartë i mungesës së vitaminës D në organizëm.

Më poshtë janë 5 shenja kryesore që mund të tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë D:

1. Lodhje dhe rraskapitje kronike

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur, edhe pas pushimit të mjaftueshëm, kjo mund të lidhet me mungesën e vitaminës D. Njerëzit me nivele të ulëta shpesh raportojnë energji të reduktuar dhe gjumë jo cilësor.

2. Dhimbje muskujsh dhe kockash

Vitamina D ndihmon trupin të përthithë kalciumin. Kur ajo mungon, mund të shfaqen dhimbje në muskuj, kyçe dhe shpinë, si dhe dobësim i strukturës së kockave.

3. Rënie e flokëve

Mungesa e vitaminës D mund të ndikojë në rritjen dhe ciklin jetësor të flokëve, duke shkaktuar rënie të shtuar dhe në disa raste edhe probleme si alopecia.

4. Infeksione dhe viroza të shpeshta

Një sistem imunitar i dobësuar mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D. Personat që sëmuren shpesh mund të kenë mungesë të kësaj vitamine thelbësore.

Ekspertët theksojnë se mungesa e vitaminës D është e zakonshme, sidomos tek personat që ekspozohen pak në diell. Nëse keni disa nga këto simptoma, rekomandohet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat përkatëse për të vlerësuar nivelin e saj në organizëm.