Aksident fatal në Tiranë/ Drejtuesi i motorit përplaset me automjetin, 21-vjeçari humb jetën
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, pasditen e kësaj të marte në zonën e Yrshekut.
Nga informacionet paraprake, një motor është përplasur me një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia.
Sakaq po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.