SYRI TV/ Programet e subvencionimit, Fermerët: Ka kritere absurde që na lënë jashtë
Ministria e bujqësisë ka çelur programet e subvencionimit në Bujqësi, por që ditët e para fermerët më shumë po tërhiqen se sa aplikojnë. Nga një vëzhgim i kryer në qarkun e Korçës fermerët tregojnë se institucionet kanë vendosur kritere për ti përjashtuar në vend që ti ndihmojnë. Fermerët e zonave të thella shprehen se përfitimi nuk mbulon as shpenzimet që u duhet të bëjnë për të plotësuar dokumentacionin.
Syri tv
Skema e subvencioneve është kthyer në makth për fermerët e Qarkut të Korçës. Këta të fundit, edhe pse kanë nisur procedurat me shpresën se do të përfitojnë diçka, për të arritur deri në finalizim të aplikimit, duhet të bëjnë një sakrificë të madhe financiare dhe kohore. Banorët e zonave të largëta malore thonë se vetëm mbledhja e dokumentacionit u kushton kohë dhe para, ndërsa udhëtimet drejt qytetit për aplikim rëndojnë edhe më shumë ekonominë e tyre.
Blegtorët që kanë investuar në fermat e tyre thonë se shpesh mbeten jashtë skemës për shkak të kritereve minimale.
Ndërkohë fermerët me sipërfaqe të vogla toke e konsiderojnë pothuajse të pamundur përfitimin nga skemat. Ata thonë se procedurat për sigurimin e kontratave të qirasë apo dokumenteve të tjera nuk ua bëjnë ekonomikisht të leverdishëm aplikimin, duke vendosur të heqin dorë pa e nisur fare procesin.
Këtë vit ka 12 skema mbështetëse ku 10500 fermerë kanë përfituar në skema e naftës në vitet e kaluara si ap si qark kurse rreth 4000 kanë qenë në skemat e tjera.