SYRI TV/ Durrës - Pronarët e anijeve të peshkimit: Jemi të falimentuar, ministri gënjeu për çmimin e naftës

Sektori i peshkimit në Durrës është në faliment. Në një takim që pronarë të anijeve kanë pasur me autoritetin portual, ku nuk kanë munguar as debatet, deklarojnë që rrogat e peshkatarëve po i japin nga xhepi i tyre vetëm që ata të mos largohen. Ata shprehen të zhgënjyer edhe nga ministri që u premtoi uljen e naftës dhe nuk e ka realizuar. Madje një pjesë e madhe e tyre e kanë bojkotuar këtë takim pasi nuk është mbajtur asnjë premtim i dhënë.

Syri tv

Takimi mes pronarëve te anijeve të peshkimit dhe operatorëve turistikë me  përfaqësuese të autoritet portal në Durrës është shoqëruar me debate por edhe tensione.

Tarifat, çmimi i naftës janë problematikat që shqetësojnë pronarët e anijeve të cilët deklarojnë se janë të falimentuar, pasi po nxjerrin nga xhepat e tyre pagesën që peshkatarët mos te largohen

Ata shprehen se sa herë që kanë takime me përfaqësues të qeverise kanë surpriza, jo në ndihmë të tyre por gjithmonë duke i rënduar xhepat e tyre

Por ajo që vihet re ne këtë takim, është se ka qenë një numër i vogle i pronarëve të anijeve të peshkimit dhe peshkatarëve dhe shkak sipas tyre për bojkotin është mos mbajtja e premtimeve ne takimet e zhvilluara më parë dhe zhgënjimi që marrin pasi nuk ndihmohen nga qeveria.