Panariti: Rama ndërpreu procesin që i jepte Shqipërisë avantazh, u tërhoq nga drafti që na shtonte 40 km² det

Vizita e fundit e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje një nga çështjet më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë: marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar. Mediat greke raportojnë se fokusi kryesor i kësaj vizite lidhet me riaktivizimin e nismës së vitit 2020 për dërgimin e mosmarrëveshjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një intervistë për Arnold Kariqin në SYRI TV, deklaroi se Bashkimi Europian preferon që vendet kandidate të zgjidhin mosmarrëveshjet me fqinjët para anëtarësimit, por theksoi se kjo nuk përbën një kusht formal për mbylljen e negociatave të integrimit të Shqipërisë në BE.

Panariti ngriti shqetësimin se procesi i negociatave për detin ka dalë jashtë kuadrit kushtetues dhe institucional. Sipas tij, grupi negociator duhet të pajiset me plotfuqishmëri nga Presidenti i Republikës dhe çdo marrëveshje duhet të formalizohet përmes procedurave kushtetuese.

Ai kujtoi se në vitin 2020, gjatë procesit të nisur nga presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, u krijua një grup negociator me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, të drejtës së detit dhe specialistë të matjeve, i cili arriti dakordësi për rreth 80% të çështjeve të hapura mes palëve.

Sipas Panaritit, një draft paraprak i marrëveshjes parashikonte që Shqipëria të përfitonte mbi 40 kilometra katrorë sipërfaqe detare, në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kishte rrëzuar marrëveshjen e vitit 2009.

“Kur pritej formalizimi i marrëveshjes, pala shqiptare u tërhoq dhe procesi u ndërpre. Më pas gjithçka nisi nga e para, ndërkohë që në Greqi ndryshoi edhe qeveria dhe u vendosën kritere të reja”, u shpreh Panariti.

Ai shtoi se ndryshimi i qasjes nga pala greke, përfshirë vendimin për ushtrimin e sovranitetit në 12 milje detare, komplikoi më tej negociatat. Sipas tij, drafti paraprak që ishte arritur më herët nuk njihet më nga pala greke, duke e bërë procesin edhe më të vështirë për t’u rikthyer në pikën ku ishte lënë.

Panariti:

Së pari, përtej kushteve të cilët nuk ekzistojnë në letër, unë nuk kam parë në marrëveshjet që janë shkruar tashmë në procesin e integrimit një kusht që mbyllja e negociatave është një kusht që duhet të përmbyllet në mënyrë që të kemi përfundimin e negociatave dhe eventualisht edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por, në tërësi mund të thuhet që Bashkimi Europian preferon që vendet që, në procesin e anëtarësimit, vendi të mbyllë problemet e mbartura me fqinjët. Por kjo nuk është kusht i përcaktuar në dokumentet që qeveria shqiptare duhet të nënshkruajë si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Po më lejoni t'i kthehem edhe njëherë çështjes bazë, çështjes së negociatave mbi detin. Gjithë procesi, për fat të keq, ka dalë nga binarët kushtetues dhe institucionalë. Për çështjet e interesave sovrane të Shqipërisë, të mbrojtjes së territorit të saj, ka disa përcaktime kushtetuese.

Pra, grupi negociator duhet padyshim të ketë plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës. Ai duhet të ulet me palët e tjera për të negociuar për modalitetet e arritjes së një marrëveshje, dhe më pas përfundimet e negociatave kalojnë përsëri te Presidenti i Republikës për t'u formalizuar. Për fat të keq, gjithë ky proces tashmë ka vetëm një përcaktim, që nuk është ai institucional, kushtetues, por është politik.

Sepse që në vitin 2020 u anulua për fat të keq gjithë ajo arritje e jashtëzakonshme si vijim i një procesi kushtetues dhe institucional i filluar nga presidenti i asaj kohe, Ilir Meta, i cili dekretoi krijimin dhe dha plotfuqishmërinë e grupit negociator për të negociuar me palën greke çështjet e delimitimit të hapësirave ujore. U arrit një gjë e jashtëzakonshme, pasi grupi i formësuar sipas dekretit presidencial, i përbërë nga ekspertë të të drejtës ndërkombëtare, nga ekspertë të të drejtës së detit, nga ekspertë të matjeve, arriti jo pak.

Pra, u arrit dakordësia për rreth 80% të çështjeve të hapura. Dhe ajo që ishte dhe më e rëndësishmja, u hartua dhe një projekt-draft, sigurisht jo formal, por që përcaktonte që pikërisht në rezultat të këtij rishikimi, bazuar edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili hodhi poshtë marrëveshjen e vitit 2009, Shqipëria fitonte jo pak, më shumë se 40 kilometra katrorë sipërfaqe. Pikërisht mbi bazën e negociatave që u arritën midis palëve.

Çfarë ndodhi më pas? Kur priteshe që të formalizoheshe kjo marrëveshje, edhe mbi bazën e atij draft-dokumenti që palët ranë dakord, pala shqiptare u tërhoq. Pala shqiptare u tërhoq dhe nuk tregoi vullnet për të vijuar në formalizimin e kësaj marrëveshje paraprake, e cila do të ishte edhe një gur themeli i rëndësishëm edhe në rast se çështja do të kalonte në arbitrazh për atë 20-përqindëshin e mbetur, për të cilën nuk u arrit dakordësia. Por procesi u shkatërrua. Procesi u rifillua nga e para, ndërkohë patëm edhe ndryshim të koniunkturave politike në Greqi. E mbani mend që erdhi një qeveri e re e cila vendosi kritere të reja, natyrisht në të drejtën e saj.

Shiko, unë nuk dua të përfshihem në teori të tilla konspirative, palë të dyta, palë të treta.

Ne ishim në prag të finalizimit të një arritjeje që u përmbyll edhe në një draft, i cili priste vetëm të formalizoheshe duke ndjekur rrugën institucionale. Ndërkohë, patëm ndryshim të qeverisë dhe menjëherë qeveria shqiptare nuk vazhdoi që ta përmbyllte këtë proces që do t'i jepte avantazh të padiskutueshëm Shqipërisë, edhe për pjesën e mbetur të çështjeve. Çështja u rifillua edhe një herë nga e para.

Qeveria e cila erdhi e bëri të qartë që do të ushtronte sovranitetin e saj në 12 milje detare, det territorial. Deri atëherë qeveria e mëparshme pretendonte 6 milje detare, gjë që krijonte hapësirë edhe për negocim. Gjë që u arrit dhe u trupëzua në dokumentin jo formal ku Shqipëria përfitonte 40 kilometra katrorë, por që duheshe formalizuar. Tashmë pala greke nuk e njeh atë. Dhe aq më tepër nuk kërkon që procesi...