Noka: Referendumi në PD vulos Berishën si lider, opozita në betejë deri në fund për votën e lirë
Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve, u shpreh se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e fundit si proces të lirë dhe demokratik, por si një farsë të paralajmëruar dhe të denoncuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë të opozitës.
Noka theksoi se mbështetja masive e demokratëve për Sali Berisha në votimin për kreun e PD-së ishte një referendum politik brenda partisë, që konfirmoi Berishën si liderin e padiskutueshëm të opozitës dhe njeriun që, shpëtoi PD-në nga kthetrat e narkoregjimit.
Ai paralajmëroi se opozita do të vazhdojë betejën deri në rikthimin e votës së lirë në Shqipëri, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për manipulimin e procesit zgjedhor dhe përdorimin e “mercenarëve politikë” për të goditur Partinë Demokratike përmes skenarëve gjyqësorë.
Sipas Nokës, Kuvendi Kombëtar i 30 majit do të jetë një moment kyç për ristrukturimin dhe modernizimin e PD-së, ku pritet të ratifikohet rezoluta që shpall zgjedhjet farsë, të prezantohet platforma e re politike e opozitës dhe të miratohen ndryshime statutore për organizimin e ri të partisë.
Pjesë nga dekarata:
Zgjedhjet nuk u humbën, zgjedhjet u shndërruan në farsë. Dhe për këtë ka një rezolutë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila nuk i njeh zgjedhjet si proces të ndershëm demokratik. Ka rezolutë, ka tetë rezoluta të partnerëve dhe aleatëve tanë, të cilët e kanë damkosur farsën zgjedhore. Pra, Partia Demokratike nuk ka humbur zgjedhjet. Në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje. Dhe, për rrjedhojë, i bie detyrë opozitës të qëndrojë dhe të luftojë deri në momentin që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe deri në momentin që vota qytetare, vota e popullit, të vendosë për pushtetin dhe opozitën.
Ndaj demokratët i dhanë mbështetje liderit të tyre. E theksoj, kryetar është shumë më e thjeshtë të zgjidhesh, por të jesh lider nuk është kaq e thjeshtë. Sali Berisha është njeriu që shkon përtej kufijve të një kryetari. Ai, e përsëris, është lideri jo vetëm i demokratëve, por i të gjithë opozitës. Ndaj, absolutisht, është njeriu që i priu dhe e shpëtoi Partinë Demokratike nga kthetrat e Edi Ramës dhe të narkoregjimit të tij. Është njeriu që i priu betejës për ta shpëtuar këtë parti, është njeriu që bashkoi Partinë Demokratike, është njeriu që po e ringre këtë parti, është njeriu që po i prin betejës për rrëzimin e Edi Ramës dhe të këtij narkoregjimi. Ndaj demokratët thjesht i dhanë një mbështetje, e cila, në kuadrin e brendshëm politik të partisë, ishte një mbështetje thuajse plebishitare për të vazhduar betejën dhe për t’i drejtuar Partinë Demokratike dhe opozitën deri në fitore.
Unë besoj që isha shumë i qartë. Çështja e gjykatave, çështje lojërash të qeverisë, janë të pakonsiderueshme për demokratët. E treguan me votë. Individë mercenarë, që i blen dhe i keqpërdor regjimi, nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe nuk do të kenë lidhje. Demokratët e treguan këtë. Individë të cilët keqpërdoren, është çështje e tyre, e dinjitetit të tyre, dhe është çështje e regjimit, por nuk është çështje e demokratëve.
Ne vazhdojmë dhe beteja jonë është vetëm me narkoregjimin dhe rikthimin e votës së lirë, si kushti i vetëm që në Shqipëri të mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Beteja jonë do të jetë deri në fund për të rrëzuar këtë qeveri dhe për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të shpëtojë nga kthetrat e mafies, si dhe për t’i dhënë mundësi këtij vendi të zhvillojë zgjedhje të lira demokratike me standarde europiane, siç edhe e do çdo qytetar i lirë i këtij vendi.
Siç edhe e dini, kjo është një periudhë zhvillimesh të brendshme në Partinë Demokratike. Partia Demokratike i është nënshtruar një hapjeje totale, i është nënshtruar një procesi të energjizimit të brendshëm dhe vitalizimit të saj, sepse të mos harrojmë se kemi disa muaj, të paktën 5 muaj, që jemi në proces të brendshëm zgjedhor në të gjitha degët e Shqipërisë.
Ky është një proces që është karakterizuar nga prurje të reja anëtarësie. Ky është një proces që është karakterizuar nga motivim dhe optimizëm në struktura dhe që do të finalizohet në datën 30 me zgjedhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si organi më i lartë vendimmarrës mes dy kuvendeve kombëtare.
Sigurisht që po punohet në mënyrë intensive nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike për të pasur një Kuvend Kombëtar model dhe për t’u dhënë demokratëve një produkt politik, të cilin ata e presin, si një ekip që do të drejtojë dhe do të jetë në krah të kryetarit për ta drejtuar këtë forcë politike drejt objektivave dhe qëllimeve të sipërcituara.
Po, hapi i parë është Kuvendi, i cili zgjedh. Më lejoni, e para, Kuvendi do të ratifikojë rezolutën e miratuar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku zgjedhjet cilësohen një farsë dhe dënohet kjo farsë zgjedhore. Dhe e dyta, do të miratohet një platformë politike e drejtimit të partisë dhe objektivave të saj, dhe më pas do të miratohet dhe votohet edhe Këshilli Kombëtar.
Sigurisht që në këtë kuvend do të ketë edhe ndryshime statutore, pasi është ngritur një komision për ndryshimet statutore. Është ngritur gjithashtu edhe një komision për digjitalizimin dhe modernizimin e partisë, të cilat do të reflektohen dhe do të miratohen në këtë kuvend. Sigurisht që ky kuvend ndryshon nga kuvendi i...