Antimafia: Alarmante, organizatat kriminale shqiptare rol kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, bashkëpunojnë...

Në konferecën e përbashkët për shtyp të antimafias italiane të Barit me SPAK, Giuseppe Gatti, aktualisht magjistrat në Drejtorinë Kombëtare Antimafia bëri një analizë të detajuar të kriminalitetit  shqiptar duke nënvizuar se hetimet kanë zbuluar se grupet kriminale që deri dje janë nënvlerësuar janë kthyer në një fenomen alarmant duke evidentuar dy karakteristika

Janë Organizatat kriminale të huaja më të përhapura dhe më të degëzuara në BE.

Vepron në skenën globale e ndërvepron me organizatat mafioze më të rëndësishme si në nivel kombëtar ashtu dhe  ndërkombëtar

Dr. Giuseppe Gatti: Operacioni na lejon të bëjmë një analizë të kriminalitetit shqiptar. Organizatat kriminale të huaja më të përhapura dhe më të degëzuara në BE. Bëhet fjalë për një fenomen sa alarmant por dhe që është nënvlerësuar. Këto grupe kriminale prej kohësh janë konsideruar si njerëz të përdorur nga grupet kriminale, organizma që merreshin  me prostitucion apo që merreshin me emigracionin illegal. Sot realiteti na tregon se kemi të bëjmë me një entitet kriminal të strukturuar dhe të organziuar i aftë për të marrë rol kryesor në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Një kriminalitet që vepron në skenën globale që ndërvepron me organizatat mafioze më të rëndësishme si në nivel kombëtar ashtu dhe  ndërkombëtar.

Procesi i kuptimit dhe analizës që po zhvillohet në realitetin italian po na tregon se këto grupe nuk janë thjesht organizata të përfshira në trafikun e drogës, por mbartin edhe jashtë Shqipërisë një reputacion kriminal, që buron nga një matricë fillestare me karakter mafioz, e formuar dhe e konsoliduar pikërisht në Shqipëri. Kështu, grupet kriminale shqiptare janë organizata që veprojnë në lidhje me realitete të caktuara territoriale shqiptare dhe që kanë arritur të marrin këtë rol udhëheqës falë një procesi paraprak të kontrollit dhe dominimit hegjemoni të territoreve shqiptare ku operojnë.

Pas këtij procesi të dhunshëm dhe përplasjes me rivalët në Shqipëri… realiteti i kriminalitetit shqiptar ka nisur procesin e zgjerimit. Hetimet zbulojnë një lidhje mes kriminalitetit shqiptar present në territorin tonë me atë në ‘shtëpinë e tyre’ (Shqipëri)

Në Shqipëri konsolidohet një grup i strukturuar kriminal brenda së cilës është dhe personi i cili në Itali është proceduar për vrasjen e Diviestit. Një grup me rrënjë në Tiranë, dhe për këtë grup bëhet pastrimi i parave të ardhura nga trafiku i drogës.

Ky grup kriminal strukturor në Itali zhvillojnë një proces fillestar të delokalizimit dhe shtrihet duke synuar të riprodhojë logjikat fillestare, të cilat në një farë mënyre karakterizojnë matricën mafioze.

Zgjerojnë modelin e tyre kriminal duke kryer vrasje tipi mafioze, të modelit të mafies së Garganos (Puglia)

Viktima merret dërgohet në një vend të izoluar dhe kufoma e tij digjet. Tipike të organizatave mafioze që duan të prodhojnë frikë.

 Në shumë raste, ato lidhen edhe me akte të dhunshme dhe serioze, përfshirë vrasje, të cilat shpesh interpretohen përmes një logjike të brendshme të ndikuar nga kode tradicionale si Kanuni, me konceptet e besës, hakmarrjes dhe nderit familjar. Autori i vrasjes justifikonte se "duhej vrarë sepse kishte shkelur rregullat e familjes".

Ky fenomen tregon një kombinim mes elementeve tradicionale dhe formave moderne të krimit të organizuar, ku strukturat familjare dhe territoriale bashkëjetojnë me përdorimin e teknologjisë dhe skemave bashkëkohore financiare, përfshirë investimet dhe riciklimin e parave.

Në përfundim, kemi arritur të ndërtojmë një model të këtij grupi të strukturuar kriminal, ku Shqipëria paraqitet si një hallkë kyçe dhe shpesh si unaza e fundit në procesin e riciklimit të parave të përfituara nga trafiku i drogës. Ky rol lidhet me funksione të ndryshme të integruara në rrjetin kriminal ndërkombëtar, ku qarkullimi dhe legalizimi i të ardhurave të paligjshme realizohet përmes strukturave të shpërndara në disa vende.

Në tërësi, bëhet fjalë për një model kriminal të strukturuar dhe të zgjeruar, me prani si në vendin e origjinës ashtu edhe në Tiranë e në vendet pritëse si Italia e kudo e qe operon në mënyrë të koordinuar në nivel ndërkombëtar dhe përbën një sfidë serioze për autoritetet ligjzbatuese evropiane."