Nuk lejohen kamerat - Mbahet sot seanca e parë në GJKKO për Erion Veliajn

Sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të mbahet seanca e parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca vjen pasi çështja është ndarë, pas pranimit të gjykimit të shkurtuar për disa nga të pandehurit e tjerë në dosje.

Ndërkohë, avokati i tij, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e GJKKO-së, në pritje të zhvillimit të procesit.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve procedurale të palëve. Sakaq, Erida Skendaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit është sot e pranishme në seancë. Kujtojmë se Veliaj ndodhet pas hekurave që prej shkurtit të vitit 2025.

Ndërkohë nga gjyqtarët është refuzuar kërkesa që seanca të ndiqet nga kamerat.

Treshja gjykuese që gjykon dosjen e ndarë të Veliajt përbëhet nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarë Flora Hajredini e Besmir Stroka.