Skandali me aeroportet, Xhaferri: Shqipëria nuk ka më qeveri, ka një ekip që mundohet ta realizojë çdo gjë me propagandë

Kompania ajrore me flamurin shqiptar ndodhet në një paradoks të thellë falimentimi, pikërisht në periudhën kur aeroporti ndërkombëtar po përjeton fluks të madh

Ky dështim nuk mund të justifikohet nga faktorë të jashtëm si pandemia apo tkurrja e tregut, por lidhet drejtpërdrejt me politikat e gabuara ekonomike dhe keqmenaxhimin e thellë. Ndërkohë që aksionet e shtetit kanë ndryshuar peshë duke rritur pabarazitë, arsyet e shpërdorimit të fondeve dhe përfitimet që janë marrë nga palët e tjera mbeten një çështje urgjente për t'u hetuar institucionalisht.

Ky kolaps, sipas deputetit të PD Besart Xhaferri që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv,  është vetëm maja e ajsbergut në atë që duket si një dështim zinxhir i menaxhimit të qeverisë në sektorin e aeronautikës. Aeroporti i Kukësit, një projekt i ndërtuar pa asnjë nevojë reale dhe thjesht për megalomani e fasadë, tashmë po kthehet në një park fotovoltaik dhe pistë garash. Nga ana tjetër, aeroporti i Vlorës paraqet një skenar akoma më problematik. Ndonëse aty ka potencial dhe nevojë tregtare, përfitimet e pritshme po shfrytëzohen dhe zhvaten përpara se projekti të hapet zyrtarisht, duke e lënë ekonominë vendase jashtë çdo lloj përfitimi.

Shkaku thelbësor i këtij kaosi mbetet zëvendësimi i politikëbërjes së mirëfilltë me një makineri të pastër propagande. Në vend të këshilltarëve kompetentë, analistëve të riskut dhe ekspertëve makroekonomikë, administrata shtetërore mbushet me fotografë e videografë që shërbejnë vetëm për të ushqyer fushatat elektorale, tha deputetei i PD.

Flavio Qarri:Nuk kemi më kompani shqiptare fluturimesh, nga iku krenaria aeronautike?

Besart Xhaferri: Po doja të shtoja vetëm një detaj që është tmerrësisht e trishtueshme që një kompani me flamurin shqiptar të falimentojë pikërisht në epokën më të artë të aeroportit, pra të rritjes së pasagjerëve.

Flavio Qarri: Hë pra. Se është çikë paradoks ky.

Besart Xhaferri: Nëse ne pikërisht ne do ishim një aeroport shumë i vogël dhe madje me pasagjerë në rënie, me një krizë të madhe siç mund të ndodhte ose Covid o mbyllje. Po ti po thua që ke 13 milionë, 14 milionë pasagjerë në aeroportin e Rinasit dhe ty të falimenton kompania kombëtare. Atëherë është ashiqare që janë politikat e gabuara të kësaj kompanie kombëtare. 10% aksione ishin të shtetit le të themi, po pikërisht...

Tani janë aq, 60 me 40, ku di unë, me palën tjetër. Dhe kjo patjetër që nuk bën më sens ekonomik dhe tregtar. Kështu që patjetër duhet hetuar sepse dhe kjo kompani falimentoi, cilat janë arsyet e shpërdorimit të fondeve të kësaj kompanie dhe kush janë përfitimet që patjetër dhe pronarët e kësaj kompanie kanë marrë nga ana tjetër.

Flavio Qarri: Po ka një gjë që nuk kam arritur dot ta kuptoj, ky dështim i tmerrshëm i kryeministrit me aeronautikën. Ka një marrëdhënie të keqe të Ramës me aeronautikën. E filloi duke marrë nga aeronautika Belinda Ballukun. Dhe ajo nuk i shkoi shumë mirë si histori. Një drejtor aeronautike e ka bërë super investitor parqesh fotovoltaike. Bëri aeroportin e Kukësit, tashmë është kthyer vetë aeroporti në park fotovoltaik dhe pistë garash një pjesë.

Besart Xhaferri: Tani është dhe Vlora.

Flavio Qarri: Vlora është më lëmsh se gjithçka tjetër që kemi parë ndonjëherë në këtë vend, është më keq se ato situatat e çuditshme në periferi. Ky i Tiranës thotë që ka 12 milionë turistë, por i falimenton kompania aeronautike. Pse po ndodh kjo?

Besart Xhaferri: Fati i keq? Fat aspak, s'ka lidhje fati, po ndoshta një konsistencë e keqmenaxhimit. Pra një konsistencë e megalomanisë, sepse në Kukës nuk kishte nevojë për aeroport. Në Vlorë po, ka nevojë për aeroport. Por aty tani ku ka nevojë në Vlorë për aeroport, përfitimet e atij aeroporti do jenë kaq të mëdhaja sa këta ndërhyjnë pa e hap aeroportin. Po e vjedhin para, po. Dhe normalisht po vjedhin dhe ekonominë shqiptare që nuk do përfitojë nga hapja e atij aeroporti. Shiko, Edi Rama ka pikat e tij të forta që është propaganda, marketingu, le të themi ai brutalizmi i gjësë që mundohet ta pasqyrojë dhe të ndryshojë trendet e kohës. Por ka dhe shumë anë negative të tij që është: nuk merr vesh nga ekonomia, nuk merr vesh nga makroekonomia, nuk merr vesh nga financat, nuk merr vesh nga asgjë dhe nuk do as të dëgjojë. Se ky është problemi, që nuk merr as këshilltarë që analizojnë riskun, njerëz që bëjnë politika, njerëz që bëjnë vizione, njerëz që bëjnë dhe skenare të ndryshme risku për një projekt. Por nisen vetëm për çfarë do bëjnë për zgjedhjet e radhës që të kemi një lajm, siç bëri dhe në zgjedhjet e kaluara.

Flavio Qarri: As mendimet tuaja si pranon?

Besart Xhaferri: Po. Mendimet tona i ndërrojnë madje, përndryshe i shesin sikur janë të tyret. Por këtu ka një problem konsistence të menaxhimit shtetëror. Pra, Shqipëria prej vitesh nuk ka më një qeveri. Ka një ekip propagandistik që mundohet çdo gjë ta realizojë me propagandë. Me siguri në administratën publike, një pjesë e konsiderueshme e saj janë fotografë dhe videografë, dhe nuk janë njerëz që bëjnë politika. Tani Behgjet Pacollit s'i lejohet me hy në aeroportin e Vlorës. Mirë që zbriti, po as nuk lejohet të hyjë tani fare...