Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së uron besimtarët: Më shumë harmoni, dialog dhe mirëkuptim

Kryetari i KKomunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai thekson se kjo festë na kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë.

Spahiu bën thirrje për më shumë mirëkuptim duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare!