Tre fshatra të Pogradecit pa drita prej orësh
Një avari në rrjetin elektrik ka lënë pa energji prej disa orësh fshatrat Hudënisht, Lin dhe Piskupat.
Burime bëjnë me dije se katër grupe të OSHEE Pogradec janë angazhuar në terren për identifikimin dhe riparimin e defektit, ndërsa puna vijon ende në zonë.
Sipas të njëjtave burime, grupet teknike do të qëndrojnë në terren deri në riparimin e plotë të avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për banorët.
Ende nuk bëhet e ditur koha e saktë se kur do të rikthehet energjia, ndërsa ndërhyrja po vijon për normalizimin e situatës sa më shpejt.