Milani kontakton dy trajnerë spanjoll pas shkarkimit të Alegrit, njëri prej tyre është Xavi

Milani vendosi të shkarkojë sot të gjithë drejtuesit, bashkë me trajnerin Alegri.

Pronari Xherri Kardinale nuk do të humbë kohë, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç është zëri i tij në klub.

Menjëherë në emër të Milanit janë takuar përfaqësues të trajnerit Andoni Iraola.

Spanjolli ishte i suksesshëm me Bournemouth në Premier Ligë.

Me Iraolan në krye, klubi anglez e mbylli në vendin e gjashtë. U afrua tre vite më parë, ndërsa kontrata e tij është në përfundim.

Një tjetër emër që del në skenë për Milanin është edhe Xavi Hernandez.

Ky i fundit nuk drejton një ekip që prej vitit 2024, kur u largua nga Barcelona.