I dënuar për vrasje, ndërron jetë i burgosuri në QSUT

Një i moshuar, i cili është dënuar për veprën penale ‘vrasje me dashje’, ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të hënë, 25 maj, në ambientet e QSUT-së.

Pas rëndesës së tij shëndetësore, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar, ku dhe ndërroi jetë. Nga informacioni paraprak mjekësor, i moshuari ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i burgjeve:

Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.

Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar. Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton ‘arrest kardiak’.

Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.

Shprehim ngushëllimet për familjarët e të ndjerit.