PD mbledh Kryesinë para Kuvendit të 30 Majit, çështjet që do të diskutohen
Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj të mërkurën, më 27 maj 2026, në prag të Kuvendit Kombëtar të 30 Majit.
Lajmi është bërë i ditur pas shpërndarjes së mesazhit nga drejtuesit e PD, për anëtarët e kryesisë.
Në këtë takim që pritet të përcaktojë disa nga vendimmarrjet kryesore organizative dhe politike të forcës më të madhe opozitare.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00 dhe do të ketë në qendër shqyrtimin e ndryshimeve në statut, propozimet për përbërjen e organeve drejtuese si dhe masat organizative për Kuvendin Kombëtar.
Në rendin e ditës janë parashikuar disa pika kryesore.
Më poshtë njoftimi i shpërndarë:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Të mërkurën, datë 27 Maj 2026, ora 19:00, do të zhvillojmë mbledhjen e kryesisë së PD, me këtë rend dite:
1. Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet në Statut.
2. Shqyrtimi i propozimeve të Kryetarit të Partisë, për listën e kandidatëve që do i propozohen Kuvendit Kombëtar për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.
3. Masat organizative për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Maj 2026.
4. Të tjera