VIDEO-‘Me urdhër’ në festën e PS/ Administrata braktis Edi Ramën në Durrës, pak minuta pas mbërritjes
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Durrës, i cili u mbush me punonjës të administratës publike, të thirrur ‘me urdhër’ për të garantuar pjesëmarrje masive.
Punonjësit e institucioneve shtetërore në qarkun e Durrësit janë mobilizuar për të marrë pjesë në aktivitetin festiv të organizuar nga Partia Socialiste, në një përpjekje për të demonstruar forcë politike dhe mbështetje publike për mazhorancën.
Atmosfera në takim ka ndryshuar vetëm pak minuta pas mbërritjes së Kryeministrit.
Raportohet se rreth pesë minuta pas nisjes së aktivitetit, qindra pjesëmarrës, punonjës administrate, kanë nisur të largohen, duke lënë boshllëqe të dukshme.
Takimi në Durrës u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, me pjesëmarrjen e strukturave lokale dhe drejtuesve politikë të qarkut.