Arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri! 4 të akuzuar për drogë, njëri për mashtrim kompjuterik (EMRAT)

Pesë shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

-Katër nga këta shtetas, konkretisht Kristo Qirici, 44 vjeç, Shkëlzen Kraja, 44 vjeç, Ilir Lazri, 30 vjeç, Aleks Pepaj, 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.  

Ndërsa shtetasi Merxhan Çeliku, 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false, informoi sot policia e shtetit. 

Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim nga SPAK.

Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qirici, dhe Shkëlzen Kraja dyshohen si pjesë e grupit kriminal që kultivonte kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021 , ku  më pas droga trafikohej drejt Greqisë.

Qirici është gjithashtu dhe vëllai i Edmond Papës, biznesmeni i ekzekutuar në dhjetor 2022.

Aleks Pepaj e Ilir Lazri janë pjesë e grupit kriminal të Jetmir Pepës, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE.

Ndërsa Merxhan Celiku është shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik si pjesë e grupit të Amant Josifit.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.  Operacioni u kodua ‘The Wanted’.