Aksident i rëndë në rrugën Viti-Kllokot, tre persona dërgohen në spital

Tre persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim emergjent në Gjilan, si pasojë e një aksidenti ndërmjet tri automjeteve në rrugën Viti-Kllokot.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të aksidenteve, të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.