E ftoi në sfidë, Ministrja e Shëndetësisë nuk i përgjigjet! Korreshi: Po i tregoj shqiptarëve Ha*en eropiane

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka sfiduar ministren e Shëndetësisë për të vizituar Spitalin Lushnje, për të dëshmuar nga afër kushtet skandaloze në të cilat ndodhet kjo godinë.

Pasi nuk mori asnjë përgjigje nga ministrja, Korreshi ka vizituar mëngjesin e sotëm spitalin duke u shprehur se këto pamje janë për ti dëshmuar gjithë shqiptarëve atë që ai e cilëson si “Hale Europiane”

Postimi i plotë:

Sfidova Ministren e Shendetësisë për të parë degradimin e Spitalit Lushnje!!! 

Ajo nuk u përgjigj kësaj sfide.

Unë sot shkova në “Spital” për t’i treguar shqiptarëve Halen Uropiane, sepse Lushnjarët e dinë pasi shkojnë çdo ditë

Ftoj çdo patronazhist lehës t’i shohi këto pamje.