Malltezi: Pasi vodhi 430 milionë euro me incineratorin imagjinar, tani Rama i ka rinovuar lejen e ndërtimit

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas vendimit të Edi Ramës për të shtyrë afatin e lejes së ndërtimit të inceneratorët të Tiranës.

“Ka dhënë leje ndërtimi qysh në 2019 dhe hiç asnjë tullë”, shkruan Malltezi.

“Pasi kanë vjedhur 430 milionë € për incenereatorë imagjinarë, tani rinovon lejen e ndërtimit për kompaninë e atyre që vodhën dhe ndanë paratë e janë në kërkim”, vijon reagimi

Postimi:

Edi Rama ka vjedhur 430 miljon € për incenereatorë imagjinarë ndonëse e kish me shkrim nga Ermonela Felaj që kompania nuk ekzistonte. Ka dhënë leje ndërtimi qysh në 2019 dhe hiç asnjë tullë.

Tani rinovon lejen e ndërtimit për kompaninë e atyre që vodhën dhe ndanë paratë e janë në kërkim në drejtimin e paditur mes Vienës.