VIDEO/ Skandali i AKSHI-t, Kreshnik Tërnova thirret në SPAK

Kreshnik Tërnova është marrë në pyetje sot nga SPAK. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në prokurori, teksa emri i Tërnovës përmendet në dosjen e AKSHI.

Më pas Kreshnik Tërnova, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Emri i Tërnovës është lakuar nga SPAK pasi dyshohet për lidhje të drejtpërdrejta me aferën e AKSHI-t.

Ai u komandua Drejtor i KPP pas pezullimit të Jonaid Myzyrit, raporton gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj.

Tërnova, siç shihet nga pamjet, sapo ka dalë nga dera e SPAK, i është drejtuar i vetëm GJKKO, ndërsa nuk dihen të tjera detaje.