EMRAT/ Plagosje me thikë në Kombinat - Po pinin kafe, shoku godet 60-vjeçarin
Plagosje me thikë në Kombinat mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri të çastit dhe për motive të dobëta.
Mësohet se autori Eugent Mersini është arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e plota të ngjarjes.
Dy 60-vjeçarë kanë qënë duke pirë kafe në lokal. Pas një debati, Mersini ka goditur me thikën dhe ka plagosur shokun e tij Abedin Alushi.
Dyshohet një shkak banal nën efektin e alkoolit.
Njoftimi:
Kombinat/ Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.