Që nga 2 marsi, 3,151 persona janë vrarë dhe 9,572 janë plagosur në Liban

Të paktën 3,151 persona janë vrarë dhe 9,571 të tjerë janë plagosur në Liban që nga fillimi i sulmeve izraelite, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, raportoi agjencia lokale e lajmeve (NNA).

Ministria libaneze njofton pothuajse çdo ditë një bilanc të ri viktimash.Më 2 mars, forcat izraelite nisën sulme në jug të Libanit, ku ndodhet bastioni i lëvizjes libaneze Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Një armëpushim është zyrtarisht në fuqi në Liban, i cili hyri në fuqi më 17 prill, por sulmet e ndërsjella vazhdojnë.