VIDEO/ Ndeshjet vendimtare në Serie A/ Fund katastrofik për Milanin, Como i rrëmben biletën e Championsit, festë edhe në Romë

Milani ka mbyllur në mënyrën më zhgënjyese të mundshme sezonin në Serie A, duke mbetur jashtë Champions League pas humbjes 1-2 ndaj Cagliarit në “San Siro”. Një rezultat që tronditi tifozët kuqezi dhe vulosi një sezon të mbushur me ulje-ngritje për skuadrën e Massimiliano Allegrit.

Sfida nisi në mënyrë perfekte për vendasit, teksa Saelemaekers zhbllokoi rezultatin që në minutën e dytë, duke ndezur shpresat për një mbrëmje festive. Megjithatë, reagimi i Cagliarit ishte i menjëhershëm dhe Borrelli riktheu baraspeshën në minutën e 20-të.

Milanit i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, por në pjesën e dytë erdhi goditja vendimtare. Në minutën e 57-të, Juan Rodriguez realizoi golin që heshti “San Siron” dhe i dha fund ëndrrës europiane të kuqezinjve.

Kështu, Milani e mbyll kampionatin jashtë katër vendeve të para, duke u detyruar të kënaqet me Europa League. Një fund i hidhur për një ekip që vetëm pak muaj më parë konsiderohej pretendent serioz për titullin kampion.

Nga situata përfitoi Como i drejtuar nga Fabregas, që siguroi vendin në Champions falë suksesit të thellë 1-4 ndaj Cremoneses. Ndërkohë, Roma vulosi vendin e tretë pas triumfit 0-2 në transfertë ndaj Veronës.

Juventusi, nga ana tjetër, pritet të luajë gjithashtu në Europa League, në një mbrëmje ku sfida me Torinon nisi me vonesë për shkak të tensioneve dhe përplasjeve mes tifozëve.

Rezultatet:

Milan 1-2 Cagliari

Saelemaekers 2’ / Borrelli 20’, J. Rodriguez 57’

Goli i Saelemaekerz

Goli i Borrellit

Goli i Rodriguez

Verona 0-2 Roma

Malen 56’, El Shaarawy 90+3’

Cremonese 1-4 Como

Bonazzoli (P) 55’ / Jesus Rodriguez 36’, Douvikas 51’, Da Cunha (P) 74’, 81’

Renditja: