VIDEO/ Bëhuni gati! Më 14 nëntor Hëna ‘prek’ Tokën

Viti do të mbyllet me Superhënën me  të madhe që shumica e njerëzve kanë parë ndonjëherë. Satelitet janë bërë gati dhe janë vendosur për ta parë më nga afër këtë ngjarje të rrallë qiellore te 14 nentorit, e cila për herë të fundit ndodhi  gati 70 vjet më përpara.

Superhënat  nuk janë edhe aq të rralla, por kjo do të jetë hëna më e afërt më Tokën që nga 26 janari i  1948. Hëna e plotë nuk do të afrohet kaq shumë deri më 25 nëntor te vitit 2034, shkruan "The Independent".

Superhëna është term i referohet një hëne të plotë që ndodh kur sateli natyror i planetit tonë është në pikën e saj më të afërt me Tokën, në orbitën e saj eliptike. Astronomët e quajnë këtë pikë perigje, dhe kështu "hëna perigje" është një term tjetër për “Superhënën”, raporton syri.net (Pika në të cilën Hëna është më e largët nga Toka në orbitën e saj është e njohur si apogee.)