'Marrveshja nuk frimoset sonte', zyrtari: Teherani ka pranuar rihapjen e Hormuzit dhe vënien në dispozicion të uraniumit
Mediat amerikane raportojnë se nuk pritet të nënshkruhet sot një marrëveshje mes SHBA dhe Iran, pasi negociatat për detajet vazhdojnë ende.
Sipas CNN, një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka deklaruar se disa pika të marrëveshjes mbeten ende në diskutim.
Një tjetër zyrtar i tha medias se Irani ka pranuar në parim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vënien në dispozicion të rezervave të uraniumit të pasuruar.
Edhe CBS News raportoi se pala iraniane ka rënë dakord në parim për çështjen e uraniumit, duke cituar burime të larta amerikane.
Ndërkohë, gazetari i Axios, Barak Ravid, raportoi se një marrëveshje nuk pritet të firmoset sot për shkak të mosmarrëveshjeve që vazhdojnë mbi disa pjesë të saj.
Sipas të njëjtit burim, do të duhen disa ditë që marrëveshja të kalojë të gjitha procedurat dhe miratimet zyrtare.
Zyrtari amerikan ka deklaruar gjithashtu se lideri suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka miratuar në parim kuadrin e përgjithshëm të marrëveshjes, por mbetet ende e paqartë nëse kjo do të çojë në një marrëveshje përfundimtare.