Milani kërkon Champions-in ndaj Cagliari-t, Allegri lë jashtë formacionit Leao-n, Pulisic-in dhe Modrić-it, Jashari titullar

Milani zbret sonte në fushë përballë Cagliari-t në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A, me objektivin e qartë: një fitore që do t’i siguronte kualifikimin në UEFA Champions League pa pasur nevojë të shikojë rezultatet e rivalëve.

Trajneri Massimiliano Allegri ka surprizuar me formacionin zyrtar, duke lënë jashtë disa emra të mëdhenj si Luka Modrić, Rafael Leão dhe Christian Pulisic. Në vend të tyre, sulmi i kuqezinjve do të udhëhiqet nga Santiago Giménez dhe Christopher Nkunku.

Milani do të luajë me skemën 3-5-2, ku Mike Maignan do të mbrojë portën, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Tomori, Gabbia dhe Pavlović. Në mesfushë, Allegri ka vendosur një repart të fortë me Saelemaekers, Fofana, Jashari, Rabiot dhe Bartesaghi, duke synuar kontrollin total të lojës.

Nga ana tjetër, Cagliari i drejtuar nga Fabio Pisacane vjen në këtë ndeshje i qetë, pasi ka siguruar tashmë mbijetesën në elitë. Sardët rreshtohen me skemën 4-4-2, me Caprile në portë dhe një dyshe sulmuese Esposito–Borrelli.

Për Milanin, kjo ndeshje përfaqëson një “finale” të vërtetë sezoni, ku çdo gabim mund të kushtojë shumë në garën e ngushtë për vendet e Championsit, ndërsa Cagliari kërkon ta mbyllë sezonin me një paraqitje dinjitoze në transfertë.