SYRI TV/ Produket bimore që tërheqin turistët, Gjirokastër, tradita që ruhet ende

Turistë dhe vizitorë i qytetit të Gjirokastrës dhe veçanërisht zonës së Pazarit, ka mundësi që të shijojë aromën dhe traditën e sjellë aty nga Meti Qibini. Ky i fundit, prej vitesh ushtron aktivitetin e tij për shitjen e produkteve bimore dhe medicinale tek Uji i Ftohtë, por tashmë e ka hapur atë edhe në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

SYRI TV

Në zemrën e Pazarit karakteristik të Gjirokastrës, Meti Qibini ka hapur këtë vit biznesin e tij me produkte bimore dhe medicinale, duke sjellë për turistët dhe vizitorët aromë e traditë nga zonat rurale të jugut. Edhe pse dyqani në Pazar është i ri, ai prej vitesh ushtron të njëjtin aktivitet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku është bërë i njohur për produktet natyrale dhe bimët medicinale.

Në raftet e dyqanit gjenden çajra mali, erëza, bimë medicinale dhe produkte tradicionale shqiptare, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë interes nga turistët vendas e të huaj. Bimët sigurohen kryesisht nga fshatrat e qarkut, ku ende ruhen traditat e mbledhjes së tyre në natyrë.

Sipas Meti Qibinit, sfida më e madhe mbetet sigurimi i bimëve medicinale, pasi numri i mbledhësve nëpër fshatra po vjen gjithnjë në ulje. Megjithatë, ai synon që përmes këtij biznesi të ruajë dhe promovojë produktet tradicionale shqiptare si pjesë të identitetit të zonës.