Brentford-i ‘prish’ festën e Salah-ut në Anfield, Liverpooli mbyll sezonin me barazim
Liverpool e mbylli sezonin në Premier League me një barazim 1-1 ndaj Brentford-it në “Anfield”, në një ndeshje ku vëmendja kryesore ishte lamtumira emocionale e Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian ishte protagonist në ndeshjen e fundit të sezonit, duke dhënë asistin për golin e vetëm të “Reds”, por pa arritur ta mbyllë me fitore “Salah-bration”-in e tij të Anfieldit.
Liverpool e nisi më mirë sfidën dhe krijoi disa raste të pastra në pjesën e parë. Ryan Gravenberch rrezikoi pas një depërtimi të bukur, ndërsa Salah goditi shtyllën me një goditje të harkuar dhe më pas detyroi ish-shokun e skuadrës Caoimhín Kelleher të bënte pritje të vështira.
Brentford-i nuk qëndroi pasiv dhe pati rastin më të mirë të pjesës së parë me Kevin Schade, por u ndal nga portieri Alisson Becker.
Në pjesën e dytë, Liverpool-i kaloi në avantazh pas një aksioni të bukur ku Salah asistoi për Curtis Jones, i cili shënoi nga afërsia. Megjithatë, Brentford reagoi shpejt dhe barazoi me Schade, i cili këtë herë nuk gaboi me kokë.
Në fund, pavarësisht disa tentativave nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti 1-1. Salah u zëvendësua mes duartrokitjeve të forta të tifozëve të “Anfield”, duke marrë një lamtumirë emocionale pas një tjetër sezoni të rëndësishëm.
Ky barazim i mjaftoi Liverpoolit për të siguruar kualifikimin në UEFA Champions League, ndërsa Brentford-i humbi mundësinë për një vend në kupat evropiane pas një fundsezoni të dobët.