Tottenham-i i De Zerbit siguron mbijetesën në Premier League pas fitores ndaj Evertonit, bie West Ham-i

Tottenham Hotspur ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez në javën e fundit të sezonit 2025/26, duke mposhtur 1-0 Everton në një ndeshje vendimtare që garantoi qëndrimin e “Lilywhites” për sezonin e 49-të radhazi në Premier League.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë për londinezët, të cilët krijuan raste të mira me Conor Gallagher dhe João Palhinha, por pa arritur të shënonte menjëherë. Evertoni u përpoq të reagonte, por mbrojtja e Spurs dhe portieri Antonín Kinský mbajtën portën të paprekur.

Goli vendimtar erdhi pas një goditjeje nga këndi, ku Mathys Tel krosoi dhe Palhinha u tregua i saktë në zonë, duke shënuar me kokë dhe duke i dhënë avantazhin e shumëpritur Tottenhamit.

Pjesa e dytë u karakterizua nga tensioni, pasi rezultatet nga ndeshjet e tjera ndikuan në atmosferën në stadium. Megjithatë, skuadra e De Zerbit (Tottenhami) arriti të ruante qetësinë dhe kontrollin e lojës, duke mbajtur rezultatin deri në fund.

Pas 9 minutash shtesë, gjyqtari vërshëlleu fundin e ndeshjes, duke konfirmuar mbijetesën e Spurs në Premier League. Megjithatë, sezoni mbetet zhgënjyes për klubin, i cili e mbyll kampionatin në vendet e fundit për të dytin vit radhazi dhe pritet të përballet me ndryshime të mëdha në verë.

Fitorja e Tottenham-it e bëri të pavlefshëm suksesin 3-0 të West Ham-it përballë Leeds-it.