Elbasani–Dinamo (19:00), ndryshime në formacione në sfidën vendimtare për 'Final 4'
Ndeshja mes Elbasani dhe Dinamo City në kuadër të “Final 4” pritet të jetë një test i rëndësishëm për objektivat e dy skuadrave në fundin e sezonit.
Elbasani vjen në këtë përballje me synimin për të mbajtur gjallë shpresat e titullit kampion. Trajneri Ivan Gvozdenović ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion, duke reaguar pas humbjes së fundit ndaj Egnatias. Nga minuta e parë do të aktivizohen Loukili dhe Tsague, ndërsa në portë do të nisë Janaček, duke lënë në stol Totoshin.
Nga ana tjetër, Dinamo City vjen në këtë duel pa presion të madh, pasi është matematikisht jashtë garës për vendin e parë dhe ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Europë. Kjo i lejon skuadrës së drejtuar nga Glen Daja të luajë më e qetë në dy ndeshjet e fundit të sezonit.
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, vijon të jetë i pezulluar nga Disiplina dhe nuk do të jetë në stol, me drejtimin e skuadrës që vazhdon të menaxhohet nga stafi teknik. Në radhët e bluve ka gjithashtu një rikthim të rëndësishëm, portieri Aldo Teqja, i cili është rikuperuar pas incidentit në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, mungesa e Dejvi Bregut vazhdon të jetë e konfirmuar.
Formacionet zyrtare:
Elbasani: Janaček, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Diallo, Lajthia, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenović
Dinamo City: Teqja, Aliji, Meksi, Ismaili, Gudiabi, Qardaku, Nani, Vila, Malomo, B. Berisha, Guindo.
Trajner: Glen Daja