'Përplasjet Kurti-Osmani po dominojnë'/ Zhitia: Diaspora mund t’i ndryshojë rezultatet zgjedhore në Kosovë

Gazetarja Albione Zhitia, e ftuar në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, deklaroi se klima politike në Kosovë po nxehet teksa vendi po hyn në fazën zyrtare të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Ajo tha se partitë kanë nisur herët mobilizimin elektoral, ndërsa beteja kryesore po zhvillohet për votën e diasporës. Sipas saj, tubimet e fundit të Albin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Zvicër tregojnë se gara për mërgatën do të ndikojë ndjeshëm në rezultatet zgjedhore.

Zhitia foli edhe për zhvillimet brenda partive politike, duke theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në një fazë të re me Ardian Gjini në krye, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon një fushatë më të rezervuar, mes tensioneve të fundit politike në Skënderaj.

Ajo komentoi edhe raportin e tensionuar mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Kurtit, duke thënë se përplasjet dhe akuzat e ndërsjella po dominojnë debatin politik.

Sa i përket listave zgjedhore, Zhitia tha se Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë figura të reja dhe profile të ndryshme që kanë nxitur debat publik, ndërsa afrimi i Osmanit me LDK-në po shton spekulimet për një ndryshim të mundshëm në drejtimin e partisë pas zgjedhjeve.

Zhitia:

Temperatura po shkon po ashtu si temperaturat e motit sot që janë në ngritje ashtu edhe klima politike po vjen e po nxehet. Ne jemi në parafushata faktikisht edhe të gjitha partitë kanë filluar fushatën para kohe do të thoja, edhe pse nga e premtja do të hyjmë zyrtarisht në dhjetëditëshin e parë të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit. Mirëpo, kjo gjë nuk po e parandalon partitë që fuqishëm të marrin elektoratin e tyre dhe të rrisin në një farë forme, por edhe të kemi një balancë të asaj që në dhjetor kishte këtë rast, po flasim për Vetëvendosjen, e cila po tenton të ruajë elektoratin e saj të dhjetorit, ose dhe të rritë më shumë ashtu siç po pretendon kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kur jemi te ky i fundit, ai gjatë ditës së djeshme në Zvicër ka mbajtur një tubim me mërgatën atje, ku ka mbushur sallën dhe me këtë ka dhënë një mesazh duke thënë që tashmë diaspora i përket vetëm Lëvizjes Vetëvendosje dhe askujt tjetër. Mirëpo krejt një situatë tjetër ka ndodhur sot në Zvicër, ku është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po ashtu ka mbajtur një takim me diasporën, ku vendi ku janë takuar Abdixhiku dhe Vjosa Osmani me qytetarët kosovarë atje që jetojnë në mërgim, ka pasur një numër të jashtëzakonshëm dhe në këtë bindim të shihet se LDK-ja mund t'ia marrë një pjesë të konsiderueshme mërgatës, Vetëvendosjes dhe në këtë mënyrë mund të kemi ndryshim të rezultateve, për dallim nga dhjetori që LDK-ja ishte renditur e treta. Kjo mbetet të shihet në kutitë e votimit, duke qenë se tashmë diaspora nga ditët e djeshme ka filluar të votojë dhe do të votojë deri më 6 qershor kur do të mbyllet e drejta për të votuar me postë dhe me 7 qershor në orën 7 të mëngjesit do të hapen kutitë e votimit për qytetarët në Kosovë. Një gjë e cila duhet theksuar është që gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe kuvendi zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku për herë të parë që nga themelimi, drejtimin e kësaj partie po e merr dikush tjetër nga Ramush Haradinaj.

Bëhet fjalë për Ardian Gjinin, i cili ka marrë detyrën dhe bekimin e gjithë anëtarëve të AAK-së për ta drejtuar, njëherësh Ardian Gjini është edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti. Kurse nga pala tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila është opozita ose partia më e madhe opozitare në Kosovë, po vazhdon fushatën e saj elektorale derë më derë me qytetarët, ajo ka zgjedhur një fushatë më të kursyer, mirëpo jo të kursyer nuk po janë anëtarët e saj për sa i përket pushtetit për shkak se kemi pasur disa incidente gjatë ditëve të shkuara mes kryetarit të Skënderajt dhe një zëvendësministri të Lëvizjes Vetëvendosje dhe këto zëra, kjo zënkë tashmë po përdoret edhe për fushatë elektorale nga të dyja taborët. Pra, mbetet të shihet kush do të fitojë në këtë pjesë për shkak se në syrin e qytetarëve një veprim i tillë nuk ka qenë i hijshëm nga ana e kryetarit të Skënderajt dhe mund t'i ulë pikë Partisë Demokratike të Kosovës.

E në anën tjetër kemi një duel të vazhdueshëm të Presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti, i cili në vazhdimësi i luajnë ping-pong në mënyrën dhe akuzat e ndërsjella ndaj njëri-tjetrit. Kemi zonjën Osmani e cila në vazhdimësi nuk po heziton të zbardhë prapaskenat e qeverisjes së Kurtit dy, dhe ndihmës që ajo i ka bërë kohë pas kohe thjesht vetëm për të ecur proceset politike të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në anën tjetër kemi Kurtin i cili po akuzon që zonja Osmani realisht nuk ka qenë bashkëpunëtore e mirëfilltë, mirëpo ka punuar në interesat e saj personale. Mirëpo, ne i kemi parë të gjithë punën e zonjës Osmani dhe për këtë më së miri do të vendosë pikërisht qytetari i cili do të jep qëndrimin e tij në kutinë e votimit me 7 qershor.

Nëse ndalemi në renditjen se si kanë qenë në dhjetor, do të thotë me Lëvizjen Vetëvendosje e para, atëherë ndryshimet në listën e Vetëvendosjes janë të pakta. Janë zëvendësuar ata persona të cilët janë larguar dhe kanë shkuar në listën e Vjosa Osmanit. Ka prurje të reja, ka tentuar të risjellë disa ndryshime duke marrë disa emra të cilët janë të njohur në opinion. Kemi një hoxhë, një imam nga Skënderaj që ka qenë njëri ndër frontet kundër Sami Lushtakut, ka qenë i ballafaquar vazhdimisht kundër Sami Lushtakut dhe gëzon një epitet të rëndësishëm në zonën e Skënderajt. Ai e ka futur në listë. Në anën tjetër kemi një feministe e cila ka qenë shumë popullore dhe e cila njëkohësisht ka qenë këngëtare, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të femrave dhe komuniteteve LGBT e të tjera që bien në kundërshtim me parimet e një imami. Pra, ka bërë disa konvergjenca e kjo gjë ka bërë që shumë kritikë pastaj ta kritikojnë Vetëvendosjen se si do ta bëjë këtë duke pasur parasysh që...

I ka pasur dhe nuk i ka pasur, sepse në listën e saj asnjëherë nuk ka pasur aktivistë të cilët kanë mbrojtur zëshëm këto parime. Gjithmonë ka tentuar të përziejë të paktën persona të cilët i përkasin fesë myslimane dhe ka marrë nga ky komunitet përkrahje, mirëpo të ketë pastaj në listë edhe një kundër mendimeve të këtij komuniteti ka qenë diçka befasi. Ajo që vlen të ceket në listën e Vetëvendosjes kemi po ashtu edhe njërin nga anëtarët e familjarëve të Ilir Konushevcit, që e ka sjellë pikërisht për të marrë vota edhe nga familjarët e dëshmorëve. Sa i përket listës së LDK-së, ashtu si në dhjetor, edhe këtë herë është mjaft premtuese duhet thënë. Përveç Lumir Abdixhikut i cili ka lëshuar vendin dhe nuk është më prijës i listës dhe ja ka lëshuar Vjosa Osmanit, e që në syrin e qytetarëve dhe kritikëve po shihet që pas këtyre zgjedhjeve mund të kemi edhe një lidership të ri të LDK-së dhe tashmë Vjosa Osmani mund të jetë kryetare e re e LDK-së dhe jo Abdixhiku, duke qenë se përveç që ia dha numrin një në listë, po ashtu e futi në listë në top dhjetëshe anëtarët e që erdhën së bashku...