VIDEO/ Në Lufaj të Mirditës - Rrugë të shkatërruara, telat me shtylla druri - Fshati evropian që pret integrimin?!
Nga Fatjon Gjinaj/
Na thanë, kthehuni në fshat, investoni në agroturizëm, bujqësi e blegtori, se shteti do na mbështeste. Paketa malesh e paketa fushash, përpiqemi çdo ditë, për ti dhënë vlerë vendlindjes, rëndësi prodhimit vendas, kontribut një më një përmes çdo taksimi, tvsh-je e tarife shtetërore. Në fund, mund të bëjmë sa mundemi me mjetet tona, por jo sa për të punuar me dinjitet, sepse nuk mundemi dot të ndërtojmë rrjete të shpërndarjes së energjisë, hapim rrugë e kanalizime dhe ti mirëmbajmë po vetë ato, sepse thjesht është e pamundur.
Shikojini telat e shpërndarjes, mbi shtylla të kalbur e lisa të njomë. 2 vite më parë, 8 krerë lopë humba nga rënia e linjës elektrike në tokë, mbi 20 të tjera shpëtuan vetëm pasi dikush rrezikoi jetën të shpëtonte mundin duke këputur telin, dhe j
emi nëpër gjyqe, normalisht shteti do të më kompensojë. Por a se ka më të thjeshtë shteti të ndërtojë se sa të kompensojë? I kanë bërë ndonjëherë llogaritë sa humbasin nëpër gjyqe kështu? Mirë gjëja e gjallë, po larg qoftë njeriu, njeri o njeriu nëse ngec në telat e shpërndarjes së rrymës elektrike! A paguhet jeta? Ti thuash fshatarit “shko investo në vendlindje” je duke i thënë “shko vetëvritu, se kushte s’të garantoj”.
Ti hapin e ti mbyllin sa të duash negociatat, por ta dinë se shqiptari i ndershëm që i dengu hajdutët nga të gjitha anët mallkon, e thonë se një ditë ngjet, sepse integrimi nuk është hajdutëri, por investim.