Ardian Gjini merr zyrtarisht postin e kryetarit të AAK-së
Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga udhëheqja e AAK-së në shkurt të këtij viti.
Vendimi u morr sot në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie. Duke folur para delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së, Gjini theksoi se AAK-ja nuk po nis nga fillimi, por nga një bazë e ndërtuar ndër vite me besim dhe bashkëpunim.
"Nuk jemi duke u nisur prej zeros dhe kjo na jep forcë: ne mundemi, Aleanca mundet, Kosova mundet. Kosova ka njerëz, Aleanca ka njerëz”, tha ai.
Gjini i cili është edhe kandidat për kryeministër nga AAK-ja.