Banorët e Elbasanit sot protestë kundër bypass-it: Pa hyrje-dalje funksionale projekti nuk ka asnjë efekt për zonën
Banorët dhe përfaqësues të disa fshatrave të zonës së Elbasanit do të zhvillojnë sot një protestë qytetare, më datë 24 maj 2026, në orën 17:00, tek Pazari i Gjove në Mjekës. Protesta vjen si reagim ndaj projektit aktual të bypass-it të Elbasanit, të cilin banorët e konsiderojnë të paplotë dhe pa funksionalitet real për zonën.
Sipas tyre, projekti nuk parashikon hyrje dhe dalje funksionale për aksin Elbasan–Cërrik dhe për fshatrat që preken drejtpërdrejt, duke e bërë bypass-in pa ndikim në jetën e përditshme dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Banorët theksojnë se pa këto ndërhyrje, ata do të vazhdojnë të përdorin rrugët ekzistuese, pavarësisht investimit të ri.
Zona e prekur përfshin një aktivitet të rëndësishëm ekonomik dhe social, me prodhim bujqësor, biznese dhe fabrika aktive, si dhe destinacione me potencial turistik si Banjot Termale të Llixhave dhe zona e Gjinarit. Banorët thonë se projekti prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që lëvizin çdo ditë për punë, shkollë dhe shërbime.
Kërkesa kryesore e protestuesve është rishikimi i projektit dhe përfshirja e hyrje-daljeve funksionale, në mënyrë që bypass-i të ketë ndikim real ekonomik, social dhe zhvillimor për zonën dhe komunitetin lokal.
Njoftimi:
Banorët dhe përfaqësues të disa fshatrave të zonës së Elbasanit do të zhvillojnë një protestë qytetare ditën e nesërme, më datë 24 Maj 2026, në orën 17:00, tek Pazari i Gjove në Mjekës.
Kjo protestë organizohet kundër projektit aktual të bypass-it të Elbasanit, i cili sipas banorëve nuk parashikon hyrje dhe dalje funksionale për aksin Elbasan- Cerrik dhe fshatrat që preken drejtpërdrejt nga ky aks rrugor.
Sipas banorëve, mungesa e hyrje-daljeve e bën bypass-in pa ndikim real për jetën e përditshme të qytetarëve dhe për zhvillimin ekonomik të zonës, pasi banorët, bizneset dhe transporti i produkteve bujqësore do të vazhdojnë të përdorin të njëjtin itinerar aktual.
Zona përfshin:
- prodhim të konsiderueshëm bujqësor,
- biznese dhe fabrika aktive,
- Banjot Termale të Llixhave,
- zonën turistike të Gjinarit,
- si dhe një numër të madh banorësh që lëvizin çdo ditë për punë, shkollë dhe shërbime.Fshatrat dhe zonat që preken nga projekti janë:
Kryezjarr, Mjekës, Tudan, Trepsenisht, Kuqan, Bujqës, Jagodinë, Muriqan, Bathës, Tregan, Kyçyk, Gurisht, Muçan, Papër, Blerimas, Shinëvlash, Bujaras, Kodër Bujaras, Shtepanj, Gostimë, Shtermen, Malasej, Thanë, Gjergjan, Gjonme dhe Kështjellë.Kërkesa kryesore e protestuesve është:
Rishikimi i projektit dhe përfshirja e hyrje-daljeve funksionale për këtë zonë, në mënyrë që bypass-i të ketë ndikim real ekonomik, social dhe zhvillimor për banorët dhe bizneset lokale.Ju ftojmë të jeni të pranishëm për mbulim mediatik të protestës dhe për të përcjellë shqetësimin e banorëve tek opinioni publik dhe institucionet përgjegjëse.
Data: 24 Maj 2026
Ora: 17:00
Vendndodhja: Pazari i Gjove, Mjekës – ElbasanFaleminderit për vëmendjen dhe mbështetjen mediatike.